Hulumtim: 8 milion euro harxhohen në Maqedoni për mirëmbajtje dimërore të rrugëve

Institucionet shtetërore kanë lidhur marrëveshje për furnizime publike me kompani private për mekanizma, punonjës dhe kripë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave në kushte dimri për sezonin 2021-2022 në vlerë prej gjysmë miliard denarë apo 8 milion euro, tregon hulumtimi i bazës të të dhënave nga marrëveshjet e institucioneve shtetërore me firma private për mirëmbajtje dimërore të rrugëve për sezonin 2021-2022, transmeton Zhurnal.

Sipas analizës së Qendrës për Komunikime Civile, si në vitet e kaluara, ashtu edhe sivjet, më së shumti të holla do të harxhohen për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale gjithsej 317 milion denarë apo 5,2 milion euro, që është 65% nga vlera totale.

Reklame

Qyteti i Shkupit me nëntë komuna tjera të Shkupit së bashku do të harxhojnë 1,4 milion euro.

Nga komunat tjera, më së shumti të holla planifikojnë të harxhojnë Prilepi, Kumanova dhe Struga. Prilepi 195 mijë euro, Kumanova 146 dhe Struga 98 mijë.

Konkurenca e tenderëve për mirëmbajtje dimërore është e ulët, mesatarisht 1,7 oferta për tender ndërsa më tepër se gjysma e tenderëve kanë qenë me vetëm një ofertë.

Nga firmat sipas vlerës së marrëveshjeve, në krye është Dimaks Miniera nga Demir Hisari me 7 milion euro për dy vite apo 3,5 milion euro në nivel vjetor.

Shuma e përgjithshme për mirëmbajtje dimërore është më e madhe nëse kihet parasysh se për pesë tenderë ende nuk janë publikuar marrëveshjet dhe shumat e tyre./Zhurnal.mk