Humanistja e shpëtuar italiane: E pranova Islamin me vullnetin tim

Advertisment

“Ishte spontane dhe jo e detyruar. Në ato muaj më dhanë një Kuran dhe falë rrëmbyesve të mi mësova edhe pak arabisht”, tha humanistja italiane, Silvia Constanza Romano

Punonjësja e shpëtuar humanitare italiane, Silvia Constanza Romano, e cila ka pranuar Islamin thotë se është konvertuar me vullnetin e saj dhe jo me forcë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reklame

Romano, 25 vjeçare, ishte rrëmbyer në qytetin juglindor bregdetar të Kenias, Chakama në nëntor të vitit 2018.

Ajo u shpëtua të dielën përmes përpjekjeve të përbashkëta nga shërbimet e inteligjencës turke, somaleze dhe italiane.

“Ata më siguruan se nuk do të vritesha dhe ashtu ndodhi”, i tha Romano agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Në konvertimin e saj në Islam, Silvia tha se kjo ndodhi derisa ishte peng.

“Ishte spontane dhe jo e detyruar. Në ato muaj më dhanë një Kuran dhe falë rrëmbyesve të mi mësova edhe pak arabisht”, tha ajo.

“Ata më shpjeguan arsyet dhe kulturën e tyre. Procesi im i konvertimit ka qenë i ngadaltë në muajt e fundit. Nuk ka pasur martesë apo lidhje, vetëm respekt”.

Zëvendësministrja e Jashtme e Italisë pranoi bashkëpunimin turk gjatë operacionit të shpëtimit.

“Ka pasur bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës turke për ta lokalizuar dhe ndërmarrë veprime në kohën e duhur”, tha për kanalin televiziv LA7, Marina Sereni.