Humb Atalantën dhe kthehet në “El Clasico”, operohet Sergio Ramos

Sergio Ramos është i detyruar të kryejë një operacion, që do e mbajë larg fushave për rreth një muaj e gjysmë, duke humbur ndeshjet e Champions League ndaj Atalantës në raundin e të 16-ave.

Problemet në menisk e ndjekin atë që në fillim të sezonit dhe së fundmi i këshilluar edhe nga klubi, kapiteni i Los Blancos ka vendosur të operohet për të mbyllur një herë e mirë këtë shqetësim.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ndeshja kundër Atalantës nuk do të jetë e vetmja delikate, që ai do humbë. Ramos nuk pritet të jetë në derbin kundër Atlético de Madrid në 6/7 Mars, ndërsa nuk do të jetë as kundër Getafe, Valencia, Valladolid, Real Sociedad, Elche dhe Celta.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe rikuperimi nuk sjell probleme, ai do të jetë në gjendje të luajë në “El Clasico” kundër Barcelonës, ​​një ndeshje, që në mungesë të një date zyrtare, parashikohet të luhet në fundjavën e 10 prillit, kur Ramos me shumë mundësi do jetë shëruar. /abcnews.al