Humb betejën me covid kuzhinieri i njohur kosovar

Advertisment
HTML Image as link

Përparim Babalija, kuzhinier i njohur, ka vd ekur si pasojë e COVID-19. Lajmi për vdekjen e tij është shpërndarë në rrjete sociale nga miq të shumtë të Babaliajt.

“Sot paska ndërruar jetë një shpirt artisti i kulinarisë Përparim Babalija. Njeri punëtor, kreativ, krenar gjithmonë me prejardhjen e tij dhe vlerat që përfaqësonte. Përparimi përveç se ishte maestro i kuzhinës, ishte qytetar i devotshëm i këtij vendi, ishte mishërimi i pasionit për punë, jetë dhe përfaqësim dinjitoz.

Reklame

Përparimi i qëndroi gjithmonë besnik vlerave dhe punës me përkushtim artisti. Pusho i qetë Maestro edhe pse shumë herët ike nga kjo jetë, vepra, buzëqeshja dhe bujaria jote do të kujtohen shumë gjatë”, ka shkruar deputetja Mimoza-Kusari-Lila.

“Përparim Babalija, një nga shefat më të mirë në trevat shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në postimin e restorantit të njohur në Shqipëri, “Mrizi i Zanave – Agroturizëm”.

 

Babalija ishte shef i kuzhinës në hotelin “Emerald” në Prishtinë. Ai para tri javësh, në një postim në Facebook, kishte bërë thirrje për vaksinim të shpejtë.

“Ec more vaksinoni popullatën, e leni këto palaqollyke e maskarada politike, BOLL MO”, është postimi i fundit i Babaliajt, që mban datën 2 prill.