Humb jetën 24 vjeçarja nga Shkupi, u godit nga vetura duke kaluar rrugën

Një vajzë 24 vjeçare ka humbur jetën pasi që u godit sonte nga një automjet në Shkup afër një qendre tregtare.

Ajo ka kaluar rrugën në vizëbardha, ndërsa automjete “Toyota” ka goditur dhe ka hedhur disa metra me çka ka humbur jetën në vendngjarje.

Reklame

Policia është në vendngjarje për të kryer këqyerjen e vendit të ngjarjes.