Humb jetën ish basketbollisit maqedonas në një ak sident trafiku në Shkup

Advertisment

Në një ak sident trafiku në Kisella Vodë, ka ndërruar jetë ish basketbollisti maqedonas Bllagoja Georgievski Bushtur.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ardhur për shkak të rrëshqitjes. Ndërsa Georgievski ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Reklame

Policia ka kryer hetime, ndërsa sot pritet të dalin më shumë detaje rreth ak sidentit.

Ndryshe, në Kampionatin Evropian në 1971, të mbajtur në Gjermaninë Perëndimore, si anëtar i ekipit të basketbollit të Jugosllavisë, Georgievski fitoi një medalje argjendi.

Georgievski ishte pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976 të mbajtura në Montreal si anëtar i ekipit të basketbollit të Jugosllavisë, ku fitoi një medalje argjendi.

Georgievski poashtu ishte ambasador në Olimpiadën Speciale.