Humbën ndaj Egjiptit, kundërshtarët “selfie” me Salahun (VIDEO)

69
#

Mo Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë. Egjiptiani u bë pjesë e një skeme shumë të rëndësishme pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos.

Sulmuesi i Liverpool-it shënoi një gol në sfidën që kualifikoi Egjiptin për në fazën tjetër duke kaluar grupet. Ylli i Afrikës u ndal nga lojtarët e Kongos pas ndeshjes dhe ata i kërkuan atij foto.

Me celularë në duar, kundërshtarët pozuan me Salahn. Një kujtim i bukur dhe një mundësi që mund të mos u vijë më kurrë.