Humbin dy persona në Brezovic

Advertisment

Dy persona konsiderohen të humbur në malet e Brezovicë, pasi ata më herët ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit ‘Hiking’.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Reklame

“Rreth orës 18.00 kemi marrë informatën prej shokëve të grupit ‘Hiking’, se një femër dhe një mashkull prej orës 14.00 janë ndarë prej grupit dhe deri në orët e vona të mbrëmjes ata kanë pasur kontakt me telefon kur edhe është ndërprerë kontakti. Shokët e tyre besojnë se ata kanë mbetur pa bateri”, tha Gashi. Ai ka bërë të ditur se policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke dërguar njësi patrulluese në terren.

“Kemi njoftuar edhe rojet e pyjeve në terren dhe jemi duke bërë kërkimin”, është shprehur Gashi.