Humbin jetën dy fëmijë shqiptarë që u goditën nga treni në Gjermani

Advertisment

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

“Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune”.

Reklame

“Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Tentuan të kalojnë shinat, por goditen nga treni – gjejnë vd ekjen dy vëllezër në Gjermani, njëri 13 dhe tjetri 17 vjeçar

Dy djem të moshës 13 dhe 17 vd iqën në një ak sident të rëndë që ndodhi këtë mëngjes në Bavari në periferi të Landshut, Gjermani.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, dy vëllezërit gjetën vd ekjen rreth orës 7:15 të mëngjesit, kur ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të arrinin në stacionin e trenit.

Siç supozohet më tej, djemtë u ndanë nga një grup shokësh dhe filluan të kalonin barrierat e hekurudhës në mënyrë që të shkurtonin rrugën për në stacionin hekurudhor, ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.
Dhe fatkeqësisht, ata nuk e panë trenin që vinte nga drejtimi tjetër.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, drejtuesi i trenit u përpoq të ndalonte trenin, por pa sukses.

Ak sidenti thuhet se ndodhi para shokëve të djemve të vr arë dhe vendasve të shumtë që po ecnin në drejtim të stacionit.