Humbja e verdhë e Kosovës

Advertisment

Humbja e verdhë.

Gjysmën e fajit e ka ngjyra e verdhë e fanellave të futbollistëve të Kosovës.  Pse, me mend në kry me zgjedh të verdhën, që t’i vret sytë, se është ngjyra më e ndezur, prandaj edhe e zgjedhin për shenjat e këmbësorisë në komunikacion, se bie në sy më shumë se krejt ngjyrat tjera.

Reklame

Jo rastësisht rrallë sheh njeri me ngjyrë të verdhë të veshjes, se mashkull jo se jo, sepse kjo ngjyrë të bën të ndjehesh i frustruar dhe i acaruar.

Paramendoje me shkru në letër të verdhë ose me shku në punë i veshur me kostume të verdha, nuk vjen në shprehje.  Psikologjia e shpjegon qartë se si të moshuarit nuk e durojnë ngjyrën e verdhë, kurse bebet qajnë kur ndodhen në dhomën e lyer me të verdhë.
Boll që këta djemtë ia dolën pa vjell nga loja. Ndërrojeni vëlla ngjyrën e fanellave se kjo ngjyrë ndikon keq në psikë…është ngjyrë që të nervozon.

Nuk ka fitore të verdhë.

I verdhë është veç dielli, që s’mund ta shikosh pa i mbyllur sytë dhe këtë ngjyrë e ka dashur Van Gogh aq shumë, sepse është ngjyrë që veç piktura e duron.
E kaltër bën për shembull të jetë fanella, se e kuqja s’ka konkurencë, është ngjyra e fitores.
Mundeni edhe pembe m’i zgjedh fanellat, më zi s’bëhet.

Humbja e verdhë.Gjysmën e fajit e ka ngjyra e verdhë e fanellave të futbollistëve të Kosovës. Pse, me mend në kry me…

Gepostet von Kimete Berisha am Donnerstag, 8. Oktober 2020