Humbni peshë duke ngrënë dardha

31
#

Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen.

Dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fibrës.

Fibra ju mban të ngopur për shumë kohë dhe tretet ngadalë.

 

Një dardhë mesatare përmban 6 gramë fibër ose 24% të nevojës ditore të fibrës për një grua nën moshën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, një dardhë mesatare ofron 56 kalori, gjë që e bën atë jo vetëm një frut përmbushës në aspektin e urisë por edhe aleat në objektivin e rënies nga pesha.

85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një aspekt tjetër i rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Fibra dhe uji përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin, duke eliminuar kështu fryrjen e pakëndshme të stomakut, shkruan AgroWeb, transmeton Klan Kosova.