Huseini: Dështoi tentativa e Inspektoratit për inspektim të jashtëzakonshëm në Besa Trans

Inspektorati Shtetëror i Transportit (ISHT) ka tentuar dje, por nuk ka arritur të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në kompaninë “Besa Trans”,

autobusi i së cilës u dogj në Bullgari, pasi siç deklaroi për MIA drejtori Rufat Huseini, zyrat e kompanisë ishin të mbyllura dhe askush nuk u përgjigj në telefon.

Reklame

“Dje shkuam në zyrat e “Besa Trans”, por ato ishin të mbyllura, askush nuk u përgjigj në telefonat zyrtarë.

Prej aty u drejtuam në selinë e dy agjencive që kanë në Shkup, të cilat po ashtu ishin të mbyllura dhe nuk kishte njeri.

Ne e dimë se ka një agjenci në Tetovë, por inspektori ynë nga atje na njoftoi se edhe ajo është e mbyllur. Kështu që nuk mund të kryenim një inspektim të jashtëzakonshëm,” tha Huseini.