Hyri për të vjedhur, hajdutit i bie infarkt por shpëtohet nga pronari

Në përpjekje për të vjedhur një shofer automjeti, një 45 vjeçar tunizian pësoi një infarkt. Ngjarja ndodhi në Brescia të Italisë.

Ai u shpëtua pikërisht nga njeriu që po grabiste, pronari i automjetit, i cili kur pa hajdutin që ishte keq, kërkoi ndihmë. Fatmirësisht aty pranë po kalonte një infermier që i dha ndihmën e parë.

Hajduti i ishte afruar automjetit të parkuar dhe kishte shfryrë njërën gomë me th ikë. Personi pa e ditur se çfarë po ndodhte mori mjetet për të ndërruar gomën.

Në momentin që ai nisi të ndërronte gomën, tuniziani iu afrua duke i marrë çantën dhe celularin e lënë përtokë, dhe në përpjekje për t’u larguar u ndje keq.

 

Tashmë hajduti ndodhet në spital i ruajtur nga agjentë policie, por në gjendje të mirë shëndetësore.