Hysaj shkon në stërvitjen e Napolit me Lamborghinin luksoz (VIDEO)

Advertisment

Napoli ka nisur ditën e sotme stërvitjen, pasi të gjithë lojtarët kishin rezultuar negativë në testet e bëra për Koronavirus.

Të gjithë lojtarët mbërritën në qendrën stërvitore të Napolit me makinat e tyre, por vëmendjen e tërhoqi mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Reklame

Ky i fundit ka mbërritur në stërvitje me një makinë super luksoze e tipit “Lamborghini”.

Pikërisht pasi mbërriti në stërvitje, të gjithëve iu tërhoqi vëmendjen makina super luksoze e shqiptarit, e cila dukej një “bishë” e vërtetë, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.