I dashuri i del në mbështetje Adriana Matoshit: Nuk nevojiten fjalë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

– Advertisements –

Matoshi ka shkruar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar me tumor, ka qenë shtatzënë.

Ajo ka shkruar se as atëherë nuk është dorëzuar. Ajo thotë se dashurinë për jetën e kishte më të madhe se frikën nga vdekja.

Postimi i saj u shpërnda gjithë ditën në rrjetet sociale dhe mori mbështetje nga qytetarët e figurat publike. Sigurisht që mbështetja nuk ka munguar as nga i dashuri i saj Keith.

Në asnjë moment ai nuk e lë vetëm, madje para pak minutash postoi edhe një fotografi mbi të cilën shkroi: “Nuk nevojiten fjalë…”.