I dashuri turk-Gentës: Jeta me ty është më e bukur dhe e ëmbël, të dua dashuria ime

Advertisment

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë ditë të mira pushimi me të dashurin e saj,. Huseyin Usta.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Reklame

Të shumta janë në postimet e fundit të çiftit, dedikimet e dashurisë që ata i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë biznesmeni turk, i cili në një fotografi të Gentës të publikuar në rrjetin social Instagram, nuk i ka kursyer fjalët më të ëmbla për më të dashurën e tij.
Jeta me ty është më e bukur dhe më e ëmbël. Të dua dashuria ime”, ka shkruar Usta në mbishkrimin e fotografisë.

Çifti përndryshe javë më parë ishin në Kosovë, ku vizituan qytetin e lindjes së këngëtares, Gjilanin, dhe më pas vazhduan me pushime në jug të Shqipërisë.