I dërgon 5 mijë euro për t’i gjetur një vajzë për martesë, e mashtrojnë

Advertisment

Pas disa hetimeve të zhvilluara, Policia e Kosovës njofton se në Istog ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër,

nën dyshimin se gjatë një periudhe e kanë mashtruar një person lidhur me një marrëveshje që kishin pasur mes vete.

Reklame

Bëhet e ditur se viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga një shtet i huaj, që të dyshuarit t’i gjejnë një vajzë për t’u martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.