I dërguari i Trump tregon se e kujt ishte ideja për ta linjën Prishtinë Beograd

Advertisment

I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShB), Richard Grenell ka treguar se kush ka kërkuar që ta lëshoj linjën ajrore Prishtinë – Beograd.

Në një prononcim para medieve Grenell ka thënë se kjo linjë ka qenë ide e komunitetit të biznesit në Serbi dhe Kosovë.

Reklame

Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh.
Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur na komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë. Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Po ashtu Grenell ka treguar edhe për arsyen e vizitës së tij në Kosovë.

Nuk e di nëse mediat kanë raportuar për një gjë të tillë, sepse kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike. Një ide e tillë ka ardhur nga dy komunitetet e biznesit. Dhe qëllimi i vizitës sime këtu, është që do të takohem me një numër të madh biznesesh këtu në Kosovë dhe në Serbi.

Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës.

Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar Richard Grenell.