I hakoi telefonin, miliarderi nxjer pamjet që fundosin princin saudit

Advertisment

Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka publikuar një fotografi në Tëitter, ku shihet ai gjatë një memoriali për gazetarin e vdèkur Jamal Khashoggi, në mes të pretendimeve se Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman hakeroi telefonin e tij.

Sipas mediave të huaja, themeluesi i Amazon postoi një fotografi, e cila e tregon atë përkrah të fejuarës së Khashoggit, Hatice Cengiz.

Reklame

Më pas ata vendosin duart në një memorial guri jashtë konsullatës Saudite në Stamboll, ku supozohet se u torturua për vdèkjè. Fotografia thuhet se është bërë në 2 tetor 2019, në përvjetorin e vdèkjès së Khashoggit.
Ai vendosi vetëm një fjalë si përshkrim, ku shkruante: “Jamal”.

Bezos postoi imazhin ndërsa dy raportues të Kombeve të Bashkuara kërkuan një hetim amerikan, pasi pretendohet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite hakeroi telefonin e tij. Salman është akuzuar edhe për vrásjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.