I infektuar nga pacientët me koronavirus, vd es mjeku 67 vjeçar në Itali

Advertisment

Ditën e sotme, koronavirusi i ka marrë jetën kreut të Urdhërit të Mjekëve italianë të provincës së Vareses, Roberto Stella, 67 vjeç.

Ai ishte një nga dy mjekët e infektuar me koronavirus në qendrën mjekësore të Bustio Arsizio dhe prej një jave po kurohej në terapi intensive.

Reklame

Roberto Stella vd iq si pasojë e mungesës së frymëmarrjes.

“Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia për vd ekjen e Roberto Stella. Ai ishte një mjek dhe një pikë referimi për shëndetin italian. Është një ditë jashtëzakonisht e tri shtuar! Koronavirusi mori brenda pak ditësh një mik, një koleg, një president gjithmonë të gatshëm të sakrifikojë veten për të tjerët, pacientët e tij, për të gjithë mjekët dhe dentistët që ai i mësonte. Për fat të keq erdhën lajmet që ne kishim fr ikë dhe se askush nuk do të kishte dashur të dëgjonte: Roberto Stella, i cili ishte shtruar në spital për disa ditë në kujdes intensiv, nuk ia arriti t’ia dalë “, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Disa ditë më parë, ndërroi jetë mjekja anesteziste, Chiara Filiponi, 57 vjeç, e cila punonte në një spital në rajonin e Venetos./newsbo mb.al