I jepet lamtumira e fundit Nasir Zendelit nga Çegrani

Nga qindra e mijëra të pranishëm sot iu dha lamtumira e fundit Nasir Zendelit nga Çegrani i Gostivarit, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në afërsi të Llaskarcës.

I ndjeri ishte vëllau i Myftiut të Myftinisë së Gostivarit, Sabahudin Zendeli. Në varrim të pranishëm ishin krerët më të lartë të BFI dhe Myftinive në vend.

Në këtë aksident ku humbi jetën Nasiri, me lëndime përfunduan edhe tre persona të tjerë.