“I kisha tre po Zoti deshti me m’i marrë dy” – Rrëfimi i babait të dy djemve që humbën jetën tr agjikisht në Gjermani

Advertisment

Arif Arifaj, babai i dy djemve që humbën jetën tragjikisht në Gjermani, ka rrëfyer për RTK’në momentet e vështira rreth ngjarjes.

“Si zakonisht, djemt cdo mëngjes zgjoheshin në ora 6:30 për të vazhduar rrugën për në shkollë, unë gjendem në Gjermani në landin e Bavarisë, jam afro 30 vite në Gjermani prej demonstratave të prillit 1989. Kisha tre djem, atë ditë si zakonisht ishin duke shkuar në shkollë. Si cdo mërgimtar në Gjermani, që shumica kanë ardhë prej kushteve të vështira e shumica prej vështirësive nga okupatori serbë. Gruaja është me profesion mësuese, i ka marrë djemt për t’i cuar në shkollë. Aty ku është rruga e trenit, është edhe rruga për të kaluar automjetet”, ka thënë Arifaj në rrëfëimin që e përcjell Periskopi.

Reklame

“Vonesa që të mos lëshohen pengesat për automjetet, Zoti ka dashtë me ma lanë vec një. Kanë tentu më atë frigën se tuj iu ikë treni për shkollë, dhe mendimi im është që trenin që e kanë pa, kanë mendu që është i ndalun dhe s’ka tjetër, mirëpo në atë moment ka ardhë treni për në anën tjetër, në momentin që kanë dalë, 3 djem kanë qenë, po dy kanë dalë, e i ka marrë dy djemt e vogël, Hasanin dhe Blerianin, Hasani ishte 17 vjecar, kurse Bleriani 14 vjecar. Treni me atë shpejtësinë e madhe i mori përpara dhe humbën jetën tragjikisht aty”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Arifaj ka rrëfyer edhe detaje të tjera, si momentin kur dëgjoi lajmin tragjik për djemtë e tij.

“Shoqja ime e ka pa rastin, se ka qenë afër me ta. Lajmin, së pari më ka thirrë djali, djali i dytë hala 16 nuk i ka ba, ka tentu me m’thirrë në telefon po unë qe një vit, voziti një kamion të postës në Gjermani, por nuk lejohet përdorimi i telefonit. Rasti ka ndodhë në orën 7:5 minuta, e kam lënë kamionin për një pushim për ta marrë një drejtim tjetër, mirëpo më ka vibru telefoni dhe djali më ka thënë babi të lutem eja se Hasanin dhe Blerianin i ka zanë kerri. Ishte një shok për mua. Kam shpresu se ishin gjallë. I lash celësat, vrapova me marrë kerrin por nuk e di as vetë si kam shku, ishin 18 km rrugë, i kam thirrë s’di sa herë po s’mu kanë përgjigjë, i kam vetë a janë hala gjallë, djali 16 vjec, u mundu me m’rujtë, ka thënë babi nuk ka kurgjë vec hajde, më kanë thirrë ambulancat, zjarrfikësit. Kur kam mbërri s’kam pa kurgjë, ka qenë totalisht e bllokume në tana antë. Kufomat nuk i kam pa fare. Kur kam shku kishte shumë njerëz”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka hetime nga shteti gjerman rreth kësaj ngjarje, Arifaj tha:

“Shteti gjerman ka një ligj që pak në Evropë e kanë. Treni që udhëton në stacione që nuk ndalet e ka shpejtësinë e lejume se sa duhet të udhëtojnë. Pengesat janë të digitalizume të gjitha, po fëmija si fëmijë, euphoria e tyre ka ndodhë fatkeqësia. Janë të parapame gjithë ato se si ka ndodhë, cka ka ndodhë. Është rreptësisht e ndalume kur pengesa ulet poshtë cdo gjë të kalojë. Fëmijët qe 17 vite kanë kalu andej për me shku në shkollë e nuk ka ndodhë gjë, po ja që…”, ka thënë ai.

Arifaj ka thënë se trupat e djemve të tij, do të varrosen nesër në Decan.

“Trupat kanë ardhë, kanë mbërri, janë duke pritë konfirmimin, do t’i sjellim pas orës 17, do t’i mbajmë deri nesër këtu, vorrimi do të bëhet nesër në fshat”, tha ai./PERISKOPI