I lindur në Maqedoni gjithë jetën pa shtetësi/ Burhan Fazliu: Jam i bllokuar nuk mund as të kurorëzohem (VIDEO)

36 vjeçari Burhan Fazliu nga Kumanova është anëtari i vetëm i familjes që nuk posedon shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta LAJM. Ndonëse i lindur në këtë qytet, atij nuk i është mundësuar pajisja me këtë dokument pavarësisht se ka aplikuar disa herë për ta marrë të njejtin.

“Jam i lindur në Kumanovë, në vitin 1984 dhe prej atëherë jam pa shtetësi. Kam çertifikatë të lindjes, ekziston edhe numri amë. Kam dëftesat për shkollën fillore që e kam kryer në Kumanovë. Por nuk posedoj shtetësi. Në vitin 2001 kam aplikuar për shtetësi por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam bërë kërkesë edhe në Kumanovë edhe në Shkup por nuk më është dhënë shtetësia”, u shpreh Burhani për gazetën LAJM.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries