I ncident ndërmjet ministrit bullgar dhe artistit maqedonas: Më shtyn si thes kompiri (VIDEO)

Advertisment

Në promovimin e librit për Todor Aleksandrov në qytetin e Manastirit, ishte i ftuar autori i librit, ministri i mbrojtes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, i cili ishte kryepersonazh i debatit, transmeton Portalb.mk.

Çështjet e pambyllura historike ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për figurën e Goce Dellçevit, ishin temë e debatit jokonstruktiv ndërmjet ministrit Karakaçanov dhe artistit nga Manastirit, Slavço Spirovski.

Reklame

Ky i fundit ndërhyri derisa ministri bullgar jepte deklaratë për gazetarët. Ministri theksoi se ‘Goce Dellçev ka shkruar vet se çka është’, duke theksuar se historia tashmë e ka të qartë se kush është Goce Dellçevi.

“Ekziston shteti i RMV-së dhe Bullgarisë, në të dy dyja respektohet, në të dyja ka përmendore të Goce Dellçevit. Më së miri është të lexohet çka ka shkruar dhe dashur ai. Sa më shumë që lexohet historia dhe shihen faktet, aq më lehtë zgjidhen kontestet”, deklaroi ministri.