I riu nga Gostivari rrezikon të mbetet në shtrat, familja kërkon ndihmë

Advertisment

Familja Selimi nga Sallareva po jetojnë në kushte të rënda. Ndërkohë që dhimbjen më të madhe e kanë teksa shohin djalin e tyre, Adliun 26 vjeçar të cilit i janë bllokuar këmbët dhe rrezikon të mbetet i ngujuar në shtrat.

I njëjti ka lindur pa asnjë problem shëndetësor, porse kohëve të fundit i bllokohen këmbët dhe një dorë.

Reklame

Adliu është prind i dy fëmijëve . Momentalisht banon me qira në një banesë në Gostivar.

Adliu kërkon ndihmë nga të gjithë ata persona që qëndrojnë mirë financiarisht që ta ndihmojnë me aq sa ka mundësi.

Bamirësit për më shumë informacion mund të drejtohen te drejtuesit e organizatës humanitare “Dora e Rinisë” apo të kontaktojnë drejtpërdrejt me Adliun në numrin e telefonit: 072 675 420.