“U largova nga Shqipëria pasi asgjë nuk më plotësonte, nuk më përshtatej, e të më jepte liri mua si artist” I riu shqiptar, Julian Bulku, u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të në moshën 19-vjeçare dhe, pas disa vjetësh në shtete të ndryshme nëpër Europë, së fundmi ndaloi përfundimisht në Greqi, ku që prej 18 vjetësh po bashkëpunon me emrat më të shquar vendas

Duket se atij si nga ana e shteteve evropiane, ashtu edhe tani Greqia i ka dhënë mundësi që të vazhdojë edhe më tej hapat si kërcimtar, si krijues, si artist. Julian Bulku është një prej instruktorëve më të mirë të Jogës.

Po ashtu, duhet theksuar se Julian së bashku me Blerina Arbanën, drejtoreshën e shkollës së baletit, ka realizuar një master class me studentët më të mirë të shkollës së baletit, shkruan tch.

Këtij master class iu bashkuan dhe 3 petagogë nga Greqia, ku njëra prej tyre, Aulona Lupo, është me origjinë shqiptare.