I turpëruar: Ferguson nuk mund ta duronte mënyrën se si luante Unitedi, shkon në mes të lojës të pijë a lkool

Advertisment

Ishte një tjetër natë turpëruese për Manchester Unitedin të martën, pasi u mposht 3-1 nga Manchester City midis “Old Traffordit”.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, City fitoi një avavntazh prej 3-0 pas vetëm 40 minutave lojë, transmeton Periskopi.

Reklame

Ishte një tjetër paraqitje katastrofale nga United, dhe gjithçka ishte e tepërt edhe për Sir Alex Fergusonin.

p1du4o3d541if19vq35m1k062hc9.jpg

Legjendari skocez ishte i pranishëm në tribuna, por me rezultatin 3-0 pas pjesës së parë, ai nuk pati interes të vazhdonte më.

Sipas “Daily Record”, ai nuk mund ta përballonte më turpin dhe u nis i vetëm në zyre, ku u qetësua me një gotë verë.

Një burim i afërt me klubin, u shpreh: “Bufeja e drejtorëve nuk ishte vend i mirë për të qenë pas pjesës së parë.

“Krejt çka deshi të bënte Sir Alex ishte të shkonte direkt në zyrë. Ai nuk mund ta shihte askënd dhe dëshiroi të ishte diku tjetër, derisa Ed Woodward thjesht e mbante dorën në kokë.” /Periskopi.com/