Ibrahimovic: PSG – Man Utd, ja kush është favorit

49

Zlatan Ibrahimovic beson se Paris Saint Germain janë lehtësisht favoritë për të mundur Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi suedez ka shtuar se ai do të jetë ‘fituesi’ pavarësisht se cila skuadër do të vazhdojë tutje, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e të dy skuadrave.

Ibrahimovic ishte pjesë e PSG-së për katër sezone duke filluar nga viti 2012, për t’u transferuar në vitin 2018 në Premierligë te Manchester United.

“PSG do të luajë kundër një skuadre që kanë momentin e tyre tani, kështu që çdo gjë mund të ndodhë me Unitedin, me këdo që ata luajnë”, ka thënë Ibrahimovic për ‘Fox Sports’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nëse do pyetsha para këtij momenti, do të thosha ‘në rregull, PSG janë favoritë’, por tani mendoj se është e vështirë”.

“Por mendoj se PSG janë lehtësisht favoritë për lojtarët që kanë”./Lajmi.net/