Ibraimi: Më kërkonin para që të luaja për Shqipërinë

Advertisment

Agim Ibrahimi është një ndër futbollistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut me karrierën më të pasur. Ka fituar trofe të shumtë me Mariborin në Slloveni si dhe ka qenë edhe pjesë e Kaliarit në Itali. Vite më parë ishte në dilemë për kombëtaren që duhej të zgjidhte. Vendosi të përfaqësonte Maqedoninë dhe jo Shqipërisë, për arsyen që e zbuloi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “FanZone”.

Cilën kombëtare për të zgjedhur?

Reklame

Ibraimi: “Shqipëria? Ne, lojtarët, na shikojnë si biznes dhe për lekë. Atëherë kam pasur shumë telefonata, por shumë njerëz fusnin hundët në punët e futbollistëve. Kishte edhe nga ata që kërkonin lekë për të luajtur për Shqipërinë.”

Pak kohë në Serinë A?

Ibraimi: Ndoshta duhet të kisha qëndruar më shumë te Kaliari, pasi kërkonin të më mbanin, duke ditur që për huazimin tim paguan 900 mijë euro. Megjithatë vendosa të rikthehesha te Maribori, për shkak se luante në kupat e Europës. Në të kaluarën kam pasur kontakte me Partizanin dhe nuk i dihet, ndoshta një ditë do të luaj në Kategorinë Superiore.

Sfida Kosovë-Maqedoni?

Ibraimi: Mendoj se Maqedonia është favorite në këtë ndeshje. Unë nuk mund të jem pjesë e këtij takimi.”