Ideja e çmendur e drejtuesve, botërori i Formula 1 me 30 gara

BAHRAIN, BAHRAIN - MARCH 28: Max Verstappen of the Netherlands driving the (33) Red Bull Racing RB16B Honda leads the rest of the field at the start of the race into the first corner during the F1 Grand Prix of Bahrain at Bahrain International Circuit on March 28, 2021 in Bahrain, Bahrain. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

Në sezonin 2021 të Formula 1 u zhvilluan 22 gara (nga 23 të parashikuara), ndërkohë që këtë vit në kalendarin e konfirmuar janë planifikuar 23 gara. Ky do të ishte një rekord për këtë sport, që vitet e fundit ka qenë gjithnjë në kërkim të pistave të reja dhe sponsorëve të rinj.

Sipsa presidentit të ri të Formula 1, Stefano Domenicali, ky sport ka mundësi që të shtrihet edhe më shumë përgjatë vitit, duke synuar një botëror me 30 gara. “Nuk ka dyshim që FIA po kalon një moment pozitiv, si për sa i përket betejës në pistë ashtu dhe interesimit të publikut”, tha Domenicali.

Reklame

“Nëse nuk do të kishim kaq shumë limite dhe probleme me pandeminë, duke parë kërkesat e shumta nga e gjithë bota, mund të shkojmë në një kalendar me 30 gara. Gjithsesi, kjo duket e vështirë për t’u realizuar”, tha presidenti i Formula 1.

“Duam të kuptojmë se cilat janë pistat dhe garat më të mira, që kanë stabilitet ekonomik. Kemi pista tradicionale dhe pista të reja që synojnë të hyjnë në kalendarin e garave. Këto janë projekte të cilat po i përpunojmë aktualisht”, tha Domenicali.