IFPMA: Mund të mos ketë një ilaç specifik për COVID19, por një larmi trajtimesh

Advertisment

Kompanitë farmaceutike, ndoshta, nuk do të gjejnë një ilaç specifik kundër COVID-19, por një larmi trajtimesh për lloje të ndryshme pacientësh, tha sot drejtori i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike (IFPMA), Thomas Cueni.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por duhet të pranojmë sinqerisht se disa shpresa u shuan”, tha Cueni në një konferencë për shtyp nga Gjeneva.

Reklame

“Me shumë gjasa nuk do të ketë një trajtim të vetëm efikas, nuk do të ketë një plumb argjendi”, shtoi ai.

Sidoqoftë, numri i trajtimeve të mundshme për koronavirusin e ri, që janë në fazën e hulumtimit ose testimit, është rritur në 300, nga rreth 140 në fund të marsit.

Studiuesit e farmaceutikës po shqyrtojnë tri mënyra kryesore për të trajtuar COVID-19: ilaçe që luftojnë drejtpërdrejt me virusin, ata që veprojnë përmes sistemit imunitar dhe ata që merren me simptomat e inflamacionit.