Ikni djema se keni mu plak tu prit mu bë mirë

Advertisment

Kimete Berisha

Ik. Qysh e le nanën? Tuj kajt. Qysh e le babën? Tuj kajt.

Reklame

Toka dridhet nën këmbë e floktë të shkojnë hava sa ndarja po ndodh çdo ditë, sa shpirti po këputet çdo ditë, kurse mafia politike e Kosovës vazhdon punën normal në prani të botës demokratike. Kosova po zbrazet, kurse Ramushi po shprehet i gatshēm që nëse dështon Kurti ta bëjë qeverinë, këta të vazhdojnë ta harxhojnë buxhetin e Kosovës, qysh dinë ata për merak, ta bëjnë rrush e kumbulla. Këta vlla po vjedhshin deri në asht, po ju hyjshin rafall edhe rezervave shtetërore.

Ikni djema se keni m’u plak tuj prit m’u bë mirë. Gjeni nga një burrë çika e ikni prej këtuhi se bota s’njeh mafi më të egër se kjo e shqiptarëve. Këta nuk lejojnë m’u bë mirë. Ty të duket se Isa Mustafa po kundërshton marrëveshjen për koalicion për parime, por përveç i frymëzuar me hakmarrje personale ndaj Albin Kurtit, ‘Drejtësia’ ndërkohë sa vazhduan bisedimet mes VV e LDK, e ‘vjetëroi ‘aferën e 3 për qindshit’. Kanë ndodhur do ‘dhurata ligjore’ ndërkohë, ndoshta për koincidencë, ndoshta përnjëmend hajnat e 3 % janë të pafajshëm, kanë vjedh në mënyrë ligjore e të ndershme. Ty të duken se këta janë politikanë, por këta janë mafi politike, që e kanë në kontroll çdo gjë, prej drejtësisë e deri te centat që na i vjedhin ashiqare çdo ditë në dyqanet e tyre.
Kosova hapur e vjedh konsumatorin e vetë dhe ne s’bëjmë zë, vazhdojmë të jetojmë kokëulur.

Më lehtë me lënë nanën tuj kajt e me ikë sesa me lyp kusurin e bukës dhe me shti kry me kriminelë.

P.S. Këtu veç pleqtë po mbesin. E pleqtë nuk qeshin. Sepse, pleqtë i dinë të gjjtha.