Ilaçi kundër Covid-19, Invermectin prej sot mund të blihet në barnatore

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë njofton se që nga dita e sotme qytetarët do të mund të furnizohen me ilaçin ERMETIN (invermectin). MSh njofton se ilaçi do të shitet me çmim prej 299 denarëve në tableta prej 3 mgx10. Ermetin është prodhuar nga kompania turke World Medicine Ilac San.Ve.Tic, transmeton Alsat.

Autoritete shëndetësore njoftojnë se ky ilaç mund të merret vetëm me recetë të mjekut amë ose specialist. Ilaçi mund të përdoret gjatë trajtimit shtëpiak ose spitalor të Covid-19, por edhe për parandalim të sëmundjes, vetëm me rekomandimin e mjekut, respektivisht nëse një person ka qenë në kontakt me ndonjë pacient pozitiv me Covid-19.

Reklame

Studimet klinike që do të duhet të tregojnë efikasitetin e ivermectinës tek pacientët me COVID-19 janë duke vazhduar .Rezultatet përfundimtare nuk janë botuar akoma në revista shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë që ivermectina ka efekt në trajtimin COVID-19 si dhe mbrojtjen e personave të ekspozuar