Ilir Hasani zv/ministër i Shëndetësisë nga radhët e BDl së

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim është në fazën e fundit për të rrumbullaksuar edhe eshalonin e dytë dhe të tretë në qeverinë “Zaev 2”.

BDI ka vendosur që si zv.ministër i MPB-së do të jetë Nazim Bushi nga komuna e Çairit i cili deri tani ka qenë drejtor i Bordit të Telekomit. Si zv.ministër i Shëndetësisë do të jetë Ilir Hasani nga komuna e Kumanovës Likovës një specialist i përkryer në fushën e mjekësisë i cili deri tani ka qenë drejtor në TORALIUC drejtues i Klinikës për Traumatologji dhe sëmundje ortopedike.

Reklame

Si zv.ministër i Drejtësisë do të jetë Agim Nuhiu nga komuna e Tearcës i cili ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme si zv.ministër i Transportit do të jetë Bekim Rexhepi një kuadër i komunës së Sarajit ish anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe si zv.ministër i Mbrojtjes do të jetë Bashkim Hasani nga Gostivari i cili deri tani ka qenë zv.drejtor i Policiës Financiare. Ndryshe Bashkimi Demokratik pritet që ditëve në vijim të përfundojë edhe me emrimet e drejtorëve në drejtoritë që i kanë takuar asaj në qeverinë Zaev 2.