Ilir Meta: Kam takuar një kr iminel, ai quhet Edi Rama!

Advertisment

Kryeministri Edi Rama fillimisht, dhe më pas një pjesë e mediave të paguara nga qeveria, kanë disa ditë që në mënyrë të papërgjegjshme përhapin shpifje kundër kreut të shtetit. Sipas kreut të qeverisë, Presidentit Ilir Meta është takuar me subjekte të Operacionit Forca e Ligjit. E thënë ndryshe, kreu i qeverisë ak uzon kreun e shtetit se takohet me kr iminelë dhe persona të dënuar apo të kërkuar nga drejtësia për vepra të rënda pe nale.

Këtyre ak uzave Presidenti Ilir Meta u dha dje një përgjigje shteruese. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, për këto ak uza, Presidentit tha se i vetmi person me rekorde kr iminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. “Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kr iminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama.

Reklame

Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda”,- deklaroi kreu i shtetit mbrëmë në “Opinion”.

Ak uza ndaj kreut të shtetit bëhet nga kryeministri që direkt apo indirekt promovoi futjen e kr imit në politikë. Që nga ardhja e Rilindjes në pushtet në radhët e deputetëve të Partisë Socialiste u shtuan personat me rekorde kr iminale, trafikantë, kr iminelë dhe njerëz të kërkuar nga drejtësia e shteteve të BE. “Kush i futi në Parlament trafikantët e dr ogës dhe pro stitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra”,- tha dje kreu i shtetit.

 

Duke komentuar përballjen e ashpër mes kreut të shtetit dhe kryeministrit, Meta tha se me Edi Ramën nuk ka asnjë problem personal. Kreu i shtetit deklaroi se debatet dhe reagimet e ashpra lidhen me mënyrën sesi qeveria e Edi Ramës po dëmton interesat e vendit. Presidentit bëri dhe një paralajmërim për opozitën dhe çdo ide që mund të lidhet me bojkotin e zgjedhjeve. Meta tha se edhe nëse bojkoton opozita zgjedhjet, më 25 prill do të ketë një tjetër opozitë në zgjedhje. “Edhe sikur opozita të mos marrë pjesë në Shqipëri do ketë opozitë që do fitojë zgjedhjet, mbaroi historia”-tha kreu i shtetit.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Presidenti tha se do t’i kthejë ato në Kuvend duke respektuar qëndrimin e Partive Popullore Europiane që e kërkuan këtë gjë publikisht. Kreu i shtetit u shpreh se kryeministri ka një mundësi për të reflektuar me kthimin e ligjit.
Gjithashtu kreu i shtetit shtoi se nëse nuk ka reflektim nga qeveria, populli është me presidentin dhe zgjedhjet do të jenë një referendum.

“Populli është me presidentin. Populli është me Shqipërinë. Populli e tregoi më 2 mars, vetëm mëshira e Presidentit e shpëtoi atë. Nëse kryetari aktual i PS, apo Rilindjes nuk reflekton me kthimin mbrapsht që Presidenti do i bëjë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nëse nuk do marrë parasysh gjithë vërejtjet e ODIHR, Venecias… por nëse ai shkel, siç e ka shkelur 5 qershorin ai i fton shqiptarët jo në zgjedhje, por në referendum”,- deklaroi kreu i shtetit.

Mësohet se disponohen video dhe dokumenta kundër Edi Ramës, të cilat mund të botohen në një moment gjatë zgjedhjeve, nëse kryeministri tenton të vjedhë zgjedhjet./Mili Xhani/Kohajone