Ilir Shaqiri intervist eskluzive për Tetova1

Baleti është një art ku gërshetohet muzika, interpretimi dhe mbi të gjitha lëvizja e trupit, është e vështirë të mbash trupin në formë është si punë e sportit është stërmundim i muskujve pë të arritur të realizosh atë që të tjerët nuk arrijnë të bëjnë dot kështu vlerëson baletin koreografi Ilir Shaqiri në ditën botërore të vallëzimit.

ILIR SHAQIRI – KOREOGRAF

Reklame

“Gjithë ne duam dhe arrijmë të kërcejmë por baleti është i ndarë në disa kategori, baleti u përket të gjithëve por vetëm disa mund ta demostrojnë në mënyrën sesi duhet bërë”.

Sipas Shaqirit kjo ditë ndërkombëtare e gjenë baletin në shqiptari me shumê përmirësime të cilat vërehet në veçanti në dhjetë vjeçarin e fundit.

ILIR SHAQIRI – KOREOGRAF

“Ka ndryshuar shumë baleti në shqiptari këtu hyn tendenca ku më përpara nuk ishin në shqipëri nuk lejohej baleti modern, kishte kufizime dhe reduktoheshin shumë pjesë. Me zhvillimin e hovshëm edhe baleti i pati mundësitê e veta ku hynën rrymat e perëndimit. Andaj mendoj se baleti sigurisht se ka patur përmirësim sidomos në dhjetë vjeçarin e fundit.”.

Ndryshe, dita botërore e vallëzimit u vendos të shënohet më 29Prill 1982 nga UNESKO kjo ditë e cila përkujton Zhan Zhorzh Nover i cili konsiderohet si një ndër reformatorët e kërcimit. /tetova1/