Ilire Dauti: Shteti na ka ngarkuar padrejtësisht me borxhe

Advertisment

Kandidatja për deputete nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ilire Dauti, bashkë me kandidatët tjerë nga njësia e gjashtë zgjedhore, kanë realizuar takime me banorët e fshatrave Tenovë, Radiovcë e Miletinë në Komunën e Bërvenicës.
Dauti kërkoi mbështetje për programin “Shtet për të Gjithë”, që ofron barazi të plotë mes qytetarëve. Theks të veçantë, Ilire Dauti i kushtoi mungesës së investimeve në zonat shqiptare nga ana e qeverive të kaluara.

“Investimet e shumta janë bërë në zonat ku nuk ka shqiptarë, ndërsa borxhi publik që rritet për çdo ditë, i ngarkon edhe qytetarët shqiptarë, padrejtësisht. 6 miliardë euro është borxhi publik. Edhe fëmijët që lindin këtyre ditëve janë të ngarkuar me borxh publik prej 3 mijë eurosh, pa fajin e tyre.
Do të ishte e arsyeshme hyrja në borxh nëse kjo do të bëhej për investime të dobishme për ne. Por ne ngarkohemi padrejtësisht me borxh, për shkak se investimet drejtohen diku tjetër, ndërsa borxhin e mbajmë edhe ne”, u shpreh Ilire Dauti nga Koalicioni ASH – AAA.

Reklame

Dauti ftoi banorët e kësaj ane që më 15 korrik të votojnë ndryshimin duke rrethuar numrin 5 në fletën e votimit.