lmagjinoj sikur jam deputet

Advertisment

Urim Salihu

Ndonjëherë e imagjinoj një fjalim deputeti që pa dashje drejtohet me fjalë pesimiste.Të paktën kështu kanë qenë deputetët tanë shqiptarë deri tani pa dallim partie.Vetëm rrogtarë dhe jo zëri i qytetarëve.Edhe pas 12 Prillit të tillë do kemi sërish që me votën e popullit nuk do jenë prapë zëri i tyre.

Reklame

Dhe fjalimi im imagjinar nis kështu :

Derisa unë po flas nga kjo foltore , them vetmevete, a e meritoj këtë pagë deputeti?!.Unë përfaqësoj dikënd që para se të nisesha për në kryeqendër, atë njeri e përcillnin familjarët drejt një vendi të huaj.Ai s’ishte më i ri në moshë, por ishte i detyruar të shkonte si mijëra të tjerë që kanë ikur tashmë dhe po ikin për ditë.
Unë e përfaqësoj atë njeri , unë duhej të bëja dicka më shumë për të, s’ka rëndësi edhe nëse s’më ka votuar .Unë e kuptoj atë edhe kur më ka fyer , sepse ai ka nxjerrë mllefin e tij duke mos mundur të përballojë varfërinë.Vetëm ai ,ose më mirë ata e dijnë si kanë pritur mëngjeset e trishta të tyre .

Të nderuar deputetë , kjo më vret.Unë s’kam si flas për kauza të mëdha derisa atje prej ku jetoj unë, ka shumë njerëz që i vret varfëria secilën ditë të jetës së tyre .Unë se meritoj këtë pagë deputeti sepse s’jam i denjë të bëj asgjë , as për ata që më dhanë besimin dhe unë u premtova .Atje s’ka ajër, s’ka ujë për pije,atje po vdes shpresa dhe unë s’kam forcë të vazhdoj fjalimin tim sepse më mbyt faji .

Të nderuar deputetë ,asnjëherë se kam parë më të zbrazët qytetin tim për festat e fundvitit.S’kishte as kartolina, as zbukurime.Qyteti dukej i zymtë, si një ceremoni mortore më shumë se një festë .Më mbërtheu një trishtim sepse e dija se ai qytet i boshatisur nuk është se kishte ose jo më pak varfëri, por s’kishte më njerëz dhe bashkë me të s’kishte më jetë .S’do ketë edhe në kohën kur unë së bashku me ju do shkojmë sërish për tu premtuar edhe njëherë se do ndryshojmë dicka.Nuk e dij si do ti shoh në sy ata njerëz të dëshpëruar .Qoftë edhe nëse nuk shkoj kurrë të takohem me t’a do më vret ndërgjegja ime përse i mashtrova dhe s’bëra asgjë për t’a.Nuk ishte e drejtë unë të darkoja në restorante luksi këtu në kryeqendër dhe të kërkoja edhe privilegje pasi të ik nga ky Parlament, ndërsa dikush po kontrollon kontejnerët e qytetit tim, të qytetit tuaj dhe kërkon ushqime të mbetura që as qentë nuk i hanë.

Si kam forcë të mbaj një fjalim politik, kur atë që i duhet një njeriu, unë sia kam ofruar dot.Unë i kam privuar bashkë me ju kolegë të mij deputetë nga dëshirat e tyre .Unë ,bashkë me ju nuk u mundësuan të ngopen, tu blejnë fëmijëve të tyre dhurata për fundvit.Ne i pamundësuam të jetojnë si njerëz të vërtetë.

Unë do kthehem sërish në mbrëmje në qytetin tim.S’do paguaj as në pikë pagesa.Do shkoj me veturën time të luksit në shtëpi nëpër autostradat e plasarritura që dikush i vodhi dhe su përgjigj asnjëherë dhe me karburantin që ma paguan dikush tjetër do arrij në vendin ku jetoj ,ku dikush mi mundësoi këto lukse, por si do përgjigjem një ditë para Zotit për këtë mashtrim .Si mund ta fshehë para Zotit ?!.Do kthehem me dëshpërim sepse se kam merituar mëditjen, sepse po u dërgoj para të pista fëmijëve të mij kur mijëra fëmijë të tjerë bien të flejnë me dëshira që si arritën kurrë .
Dhe pas gjithë kësaj, a ia vlen të flas si patriot që kam varrosur shpresën e njerëzve të mij?!