Imam shqiptar: Ramazani ndryshe për besimtarët në Nju Jork (VIDEO)

Imam Tahir Kukaj, i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island të Nju Jorkut, thotë se për shkak të koronavirusit, Ramazani që po fillon do të jetë ndryshe nga të tjerët. Në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës, Imam Kukaj thotë se xhamia do të rrijë hapur, sepse komuniteti ka nevojë për shërbime, por nuk do të ketë grumbullime besimtarësh. Imami është njëkohësisht edhe kapelani mysliman i forcës policore të Nju Jorkut.

Ai u intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi.