Imami i fshatit Bojanë: Sot ishte xhumaja ime e fundit në këtë xhami, ma bëni hallall

Advertisment

Imami Fshatit Bojanë Omer Arsllani ka dhënë dorheqe nga detyra.

Ja edhe postimi I hoxhës në Facebook-un e tijë personal

Reklame

Eselamu alejkum

Sot kjo xhuma ishte më ndryshe nga xhumatë e tjera. Sot kjo xhuma ishte xhumaja e fundit për mua në këtë xhami si shërbyes i kësaj xhamie. U bënë katër vjet e dy muaj që unë punova në këtë xhami. Ashtu siç çdo gjë ka fillimin ashtu e ka edhe mbarimin. Poashtu edhe rrugëtimi im filloi para katër vjet e dy muaj dhe këtu mbaron.

Në qoftë se me një person bisedon 2 minuta mundët që të bësh disa gabime, e lëje më të qëndrosh me vite e mos bësh asnjë gabim kërkoj hallallëk prej të gjithëve. Kemi kaluar momente të bukura dhe unë personalisht jam shumë i kënaqur nga çdo banor i fshatit respekti ka qenë në maksimum dhe gjithmonë do ta kenë respektin tim.

Do të jeni gjithmonë në zemrën time. U përshëndes përzemërsisht. Qofshi gjithmonë nën mbrojtjen e Allahut xh.sh. dhe shpresoj që të shihemi vetëm për tê mirë.
Të gjithë e keni hallall prej meje personalisht.
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.

Omer Arsllani