Imami i njohur me kritika ndaj një pjese të myslimanëve, i merr shembull shtetet e fuqishme!

Advertisment
HTML Image as link

Imami i njohur botëror, Abdul Fattah Moro ka kritikuar një pjesë të myslimanëve që kanë ngecur prapa me lexim.

Në një fjalim, ish-myftiu i Tunizisë u jep mesazh myslimanëve se si është e mundur të jemi njësoj sikurse Japonezi dhe Amerikani të cilët kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të kryejnë punët me saktësi dhe disiplinë, kurse myslimanët nuk prodhojmë asgjë.

Reklame

Ndër të tjera, ai thotë se myslimanët nuk kanë asnjë universitet prestigjioz që prodhon kuadër të ndritur për ta shtyrë botën para, dëgjohet në videon e publikuar nga “FolTash”.

“…përsëri i ngisni duart dhe thoni “O Zot ndihmoje islamin dhe myslimanet. T’ju ndihmojë kundër kujt dhe pse? S’ka ndihmë nga Zoti për injorancën. 30% e myslimanëve nuk shkruajnë e as nuk dinë të lexojnë”, ka deklaruar ai.

“Arabi lexon 0.79 libra në vit, 3- libra në vit, kurse Japonezi lexon 80 libra në vit.

E si është e mundur të jem njësoj sikurse Japonezi dhe Amerikani të cilët kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të kryejnë punët me saktësi dhe disiplinë?

Ata e kanë ndërtuar jetën e tyre në disiplinë e korrektësi kurse ne jetojmë me emocione dhe hamendje.

Më poshtë, fjalimi i plotë: