Imami i Xhamis në Kreuzlingen të Zvicrës bashkë me nxënësit e kënduan Himnin e Flamurit (video)

Sot për nxënësit e mektebit të Xhamis “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës ka qenë një ditë e veçantë sepse kanë pasur mundësi të festojn 28 nëntorin ditën e flamurit.

Imami i Xhamisë, Rejhan Neziri i cili e realizon mësim besimin islam për nxënësit shqiptar që jetonë në këtë rajon të Zvicrës sot kishte pregaditur disa aktivitete që kanë të bëjnë me festën më të rëndësishme të shqiptarëve-Festën e Flamurit, informon portali “tetova1”.

Reklame

Në fillim imami Neziri nxënësve u ka treguar për historin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit dhe rëndësin që ka kjo datë për popullin shqiptarë.

Në vazhdim të gjithë nxënësit e vizatuan flamurin kombëtar kuq e zi me shqipen dy krerëshe.

Pastaj imami Neziri me plis në kokë ua mësoi nxënësve Himin kombëtar dhe pastaj të gjithë bashk e kënduan himnin.

Dhe aktiviteti i fundit i realizuar ishte që me bashkëatdhtetarët që jetojn në Kreuzlingen është shikuar filmi “Nëntori i dytë”.

Përndryshe imami Rejhan Neziri është nga fshati Tearcë-rajoni i Tetovës. /tetova1/