Imami nga Podujeva: Serbia u mundua ta paraqesë l uftën e shqiptarëve si luftë fetare

Advertisment

Bekim Jashari, imam në Podujevë dhe ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë beteja fetare. “Shqiptarët betejat gjatë gjithë historisë i kanë bërë për çlirim nga pushtuesi serb. Serbia pasi e pa se janë mposhtur janë munduar ta fusin elementin fetar për të treguar para botës se shqiptarët kanë bërë betejë fetare, e që është shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Jashari në “Debat Plus”.

Hoxha nga Podujeva thotë se modeli i shqiptarëve nuk mund të krahasohet me asnjë model tjetër të luftës që sipas tij sot bëhen në vende të ndryshme me shumicë myslimane, përcjell Telegrafi.

Reklame

“Beteja fetare e sektare sot bëjnë disa vende të lindjes së mesme e disa vende tjera me shumicë myslimane, por shqiptarët nuk i kanë pasur model asnjëherë këto luftëra”, deklaroi hoxha Bekim Jashari.

Ndryshe, Gjykata Speciale në aktakuzën ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kishte përmendur edhe termin “katolik” që ka sjellë reagime të shumta në Kosovë e më gjerë