Imami nga Shkupi: Mbyllja e përkohshme e xhamive nuk është fundi i besimit (VIDEO)

Edhe këtë të premte xhamia Mustafa Pasha në Shkup mbeti e zbrazur. Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut, as sot nuk falën namazin e Xhumasë, shkruan gazeta LAJM. Imami Abdusamet Zeiqiri, thotë se besimtarët duhet të shmangin lutjet nëpër Xhami deri sa zgjatë pandemia me koronavirusin.

Besimtarët që ende kanë dilema nëse duhet të anulohet falja e Xhumasë, imami i porositë që t’i përmbahen apeleve të autoriteteve kompetente dhe thotë se mos falja e Xhumasë është vetëm masë preventive për mbrotjen e shëndetit.

Imami ka përshkruar edhe ndjenjën e tij në këtë situatë pandemie, kur thërret ezanin pa prezencën e besimtarëve në xhami.

Për shkak të situatës së përgjithshme të krijuar në vend nga përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) Bashkësia Fetare Islame pezulloi faljen e namazit nëpër xhami dhe tubimeve të tjera fetare./ Gazeta LAJM