Imer Selmani: 1 miliard euro investime turke në Maqedoni, por ska puntor (VIDEO)

Advertisment

Kompanitë turke janë aktive me investime në Maqedoninë e Veriut. Vetëm në 12 vitet e fundit vlera e investimeve turke në Maqedoni të Veriut arrin në mbi 2 miljard dollar, informoi nënkryetari i Odës Ekonomike Turqi-Maqedoni (MATTO), Imer Selmani. Mirëpo, sipas Selmanit, niveli i shkëmbimit tregtar mes Turqisë dhe Maqedonisë,nuk është i kënaqshëm.

“Në suaza vjetore përafërsisht ai bashkëpunim ështe 500 miljon dollar, synimi ynë është që i njejti të arrij në 1 miljard dollarë. Ekzistojne barriera të shumta byrokratike,të cilat shumë kufizojnë mallrat. Ne jemi shtet i vogël me 2 miljon banorë kurse të gjithë e dijmë se Turqia çdmfarë potenciali dhe fuqie ekonomike ka dhe besoj që në këtë drejtim, edhe kemi propozime ko krete se si te ngriten këto barriera ekonomike”, tha Selmani në emisionin Biznes Plus.

Reklame

Duke pasur parasysh mungesen e fuqisë puntore Selmani tha se duhet lehtësuar procedurat e marrjes se lejes së punës, duke filluar edhe nga vendet e rajonit, por edhe nga Turqia.