Imer Selmani ka një këshill për kandidatët për president

81

Kandidatët aktual për presidentë të Republikës së Maqedonisë Veriore nuk duhet të fokusohen vetëm në një bashkësi etnike, tha Imer Selamni sonte në emisionin “Click Plus” në TV 21, përcjell FLAKA.

“Dua të përcjell një mesazh për kandidatët aktual dhe presidentin e ardhshëm, se nuk duhet të fokusohet në asnjë moment vetëm në bashkësinë e vet etnike gjë të cilën e kemi parë shumë nga kandidatët që e kanë bërë dhe për fat të keq ndoshta ata kandidat i fitonin zgjedhjet por nuk ishin president të vërtetë për të gjithë qytetarët. Kandidatët e tanishëm duhet të ofrojnë ofertë dhe të drejtohen ndaj të gjithë qytetarëve në këtë vend”, tha Selmani.

Imer Selmani ka qenë kandidat për president të vendit, dhe është i vetmi shqiptar si kandidat i cili mori shumë vota edhe nga maqedonasit.