Incident me helikopterin, Vuçiç për pak shpëton

Advertisment

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përballur me probleme në ajër pasi helikopteri i tij ka ndryshuar papritur kursin e fluturimit.

Shkak për ndryshimin e papritur kanë qënë kushte e këqija të motit, të cilat detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar. Gjatë kohës që Vuçiç fluturonte, moti ishte përkeqësuar pasi kishte nisur një shi i fortë dhe mjegull e dëndur.

Reklame

Kështu që piloti i helikopterit ndryshoi papritmas drejtimin e avionit midis Mrkonjic Grad dhe Donji Vakuf.

Disa ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur, ndërroi jetë edhe basketbollisti i njohur Kobe Bryant, vajza e tij dhe 9 persona të tjerë. Ata u rrëzuan pasi piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues.