Incident në Bit Pazar në mes policisë dhe shitësve të mjeteve piroteknike (VIDEO)

Në tregun e Bit Pazarit ka ndodhur një aksion i policisë kundër shitësve të mjeteve piroteknike, ku ka pasur edhe një incident mes policisë dhe shitësve, raporton SHENJA.
Në videon mund të shihet se në aksion ka pasur edhe pjesëtarë të policisë për intervenime të shpejtë.

Pritet që MPB të del me raport zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Reklame

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme, MPB ka raportuar se janë konfiskuar mbi 30 mijë copë mjete piroteknike në rajonin e Bit Pazarit në Shkup në rrugën “192”, ndërsa janë arrestuar dy persona. /SHENJA