Incident në kuvendin e Maqedonisë (VIDEO)

Gjatë seancës së ditës së sotme në Komisionin për çështje europiane ka ndodhur një incident, aktorë të të cilit ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë nxitur tensione gjatë seancës.

Madje, të njejtët janë afruar deri tek foltorja e sallës së komisionit për të nxitur edhe më shumë tensione derisa kanë dashur të nxjerin nga kontrolli kryetarin e këtij komisioni, deputetin Arbër Ademi.

Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident.

Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën.