Incidenti në Matkë, arrestohen pesë persona

Advertisment

Ministria e Brendshme njoftoi se ka arrestuar pesë persona në lidhje me ngjarjen e djeshme në Kanionin e Matkës në vendndodhjen turistike afër Shkupit, për të cilën u publikua një video ku tregohej krisje të armëve të zjarrit.

Policia njofton se S.M (46), E.B (32), S.I (24), I.R (24), të gjithë nga fshati Gllumovë dhe K.V. (24) nga fshati Rashçe janë arrestuar, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepër penale “dhunë”.